Drejtori i lojërave të fatit tregon se di do të vendosen basten online: Regjistrimi do bëhet me kartë ID
Drejtori i lojërave të fatit, Zhani Çakuli ka treguar rrugën që do të ndiqet për të luajtur në bastet sportive online. Në dëgjesën publike të organizuar nga qeveria ai tha se tashmë çdo gjë do të jetë nën kontroll. Madje edhe personat që do të luajnë, duhet të futen me kartë identiteti.
Po ashtu, nëse qeveria miraton ligjin ai tha se kanë parashikuar që të monitorohet online çdo transkasion, ndërsa të ardhurat do të dyfishohen.
“Kanë qenë 5 mijë salla, ishin bërë një gangrenë. Përmes portalit të ankesave ne marrim shumë ankesa. U bë e papërballueshme.
Në vërtet nuk e kemi pjesë që të merremi me sallat informale, por kur marrim informacion ne shkojmë. Kemi pasur 150 procedime penale këto dy vitet e fundit. Problematika ishte me reklamat që bëheshin. Që kur u mbyllën reklamat, ankesat u ulën. Duke qenë se ishin shumë salla, as menaxherët nuk i kontrollonin dot ata që luanin.
Unë do propozoja që nëse do bëhet kjo dhe online, do regjistrohesh dhe do futesh kartën ID. Më parë ishte vështirë të kontrolloheshin. Ndërsa sot ID do jetë në kohë reale. Ne parashikojmë që të ardhurat të dyfshohen nga kjo fushë. Cdo transaksion do monitorohet dhe të ardhura do të shkojnë nga 50 mln që kanë qenë ne parashikojmë që të ardhurat të shkojnë në 100 mln”, u shpreh Cakuli.