Drejtori i Përgjithshëm i Policisë pret në takim përfaqësues të DEA-s

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda priti në një takim prezantues përfaqësues të DEA-s me qendër në Athinë.

Atasheu i DEA-s John Livanis, i cili u shoqërua në këtë takim nga Atasheu i ICITAP-it Richard Deasy, uroi Prodën, për detyrën e re, si dhe çmoi bashkëpunimin e deritanishëm në luftën kundër krimit të organizuar. Gjithashtu, Atasheu Livanis shprehu gatishmërinë e strukturave të DEA-s, për ta forcuar bashkëpunimin me Policinë shqiptare në të gjitha frontet e luftës kundër fenomeneve kriminale.

Ndërkaq, Proda shprehu mirënjohjen për kontributin e DEA-s, në operacionet policore ndërkombëtare, shumë komplekse, që kanë patur objektiv shkatërrimin e grupeve kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Gjatë takimit, Drejtori garantoi atashetë se te Policia e Shtetit do të gjejnë angazhim, profesionalizëm dhe besueshmëri për çdo iniciativë që do të ndërmerret në të ardhmen, kundër krimit të organizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?