Drejtori i Policisë, Proda takon drejtorin e Antimafies italiane: Ju trajnojmë si të luftoni krimet me kriptomonedhat

Antimafia italiane pritet që të trajnojë oficerët e Policisë Shqiptare në luftën kundër krimeve në fushën e kriptomonedhave. Premtimi u bë nga drejtori i hetimit Antimafia Michele Carbone gjatë një takimi me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda në Tiranë.

Gjatë këtij takimi, dy drejtuesit vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm ndërinstitucional mes Policisë së Shtetit, DIA-s dhe Policisë italiane.

Carbone çmoi profesionalizmin e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe theksoi se ngritja dhe funksionimi i 14 skuadrave të përbashkëta hetimore dhe operacionet e kryera deri tani, janë dëshmi e angazhimit reciprok.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy drejtuesit vlerësuan gjithashtu kontributin e Zyrës së Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës italiane në Tiranë dhe të Zyrës së Interforcës italiane në Shqipëri, për rolin e tyre në koordinimin dhe nxitjen e bashkëpunimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?