Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i Gardës dhe Drejtorisë së Hetimit në vetting javën që vjen

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu

Të mërkurën e javës që vjen, pra në datë 5 shkurt do të rinisë vettingu në policinë e shtetit. Seancat do të zhvillohen sërish në pallatin e Kongreseve, teksa u ndërprenë pak ditë më parë për shkak të problemeve te godina, që tashmë janë rregulluar. Të mërkurën para vettingut do të dalë Gramos Sako komandant i Gardës së Republikës.

Një ditë më pas në datë 6 në orën 12:00 do të dalë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Java tjetër, dita e premte do të mbyllet me Drejtorin e Drejtorisë Hetimore Qendrore, në Departamentin për Policinë Kriminale në policinë e shtetit, Artan Shkëmbi.

SHKARKO APP