Drejtori i Policisë së Shtetit: Askush nuk do të tolerohet
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu bën të ditur se askush nuk do të tolerohet për sa u përket urdhrave që janë ndërmarrë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
“Prej një ore ka filluar ndalimi qarkullimi i mjeteve dhe njerëzve. Aktualisht është bllokuar lëvizja e mjeteve dhe këmbësorëve. Komisariatet janë në terren. Lëvizja e këmbësorëve është reduktuar përveç atyre që po kthehen nga puna. Nuk ka pasur shkelje vetëm disa individë që u mbaronte puna në orën dy ose më vonë. Ose shërbime të tjera kritike për vazhdimin e jetës. Do tu bëja thirrje qytetarëve që të respektojnë këtë ndalese pasi nuk do të tolerohet askush. Çdo individi do të ndëshkohen në konfirmon të VKM duke u gjobitur 10 mijë lek edhe duke u shoqëruar mjeti nëse kanë në posedim”,tha për TCH.
Nga ana tjetër, për sa u përket personave që janë kthyer nga Italia apo vende të tjera të prekura nga koronavirusi, Ardi Veliu është shprehur se ata po kontrollohen vazhdimisht me anë të telefonit. “Vijon me thirrjet telefonike edhe tek pjesa e kontrollit dhe monitorimit sipas adresave që kemi dhe drejtojmë. Ka edhe individë që bëjnë shkelje”.