Drejtori i ri i INSTAT, Këshilli i Ministrave hap garën për kandidaturat/ Kriteret dhe dokumentet
Këshilli i Ministrave ka shpallur thirrjen për pozicionin e drejtorit të ri të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave. Përmes një njoftimi të publikuar në faqen e Kryeministrisë, bëhet e ditur se afati i aplikimit është deri në datën 21 tetor. Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT-it kujdeset për të siguruar pavarësinë profesionale të institucioneve brenda sistemit kombëtar statistikor dhe drejton strategjinë e zhvillimit të tij. Ai drejton veprimtarinë koordinuese të aktiviteteve statistikore të prodhuesve brenda sistemit kombëtar statistikor, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Drejtori i INSTAT-it emërohet nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave, pas një procedure të hapur dhe publike përzgjedhëse.
⦁ Aplikanti duhet të plotësojë këto kritere:
- a) të jetë shtetas shqiptar;
b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për
kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
ç) ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga institucionet e administratës publike;
d) të ketë gradën shkencore “Doktor” në shkencat ekonomike ose ekzakte;
dh) të ketë përvojë pune për një periudhë jo më pak se 10 (dhjetë) vjet;
e) të zotërojë gjuhën angleze.
⦁ Dokumentet që duhet të dorëzohen janë:
⦁ Kërkesë për aplikim;
⦁ Kopje të letërnjoftimit;
⦁ Curriculum Vitae në gjuhën shqipe;
⦁ Dokumente të diplomimit;
⦁ Dokumente që provojnë vjetërsinë në profesion dhe marrjen e gradës shkencore “Doktor” në shkencat ekonomike ose ekzakte;
– Certifikata e dokumente që provojnë përvojë pune dhe kualifikime në fushën e prodhimit dhe/ose të përdorimit të statistikave;
– Dokument që provon zotërimin e gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera të huaja (nëse ka);
– Kopje të prezantimeve të punimeve në konferenca/simpoziume shkencore;
⦁ Formular të vetëdeklarimit (të plotësuar e të firmosur)
⦁ Formular të aplikimit (të plotësuar e të firmosur) për informim, për zyrtarët përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta
⦁ Vetëdeklarim se nuk është larguar nga institucionet e administratës publike me masë disiplinore. (Deklarimi i rremë sjell përjashtimin nga çdo procedurë e mëtejshme e konkurrimit dhe përgjegjësi penale, sipas legjislacionit në fuqi).
⦁ Afati i dorëzimit të aplikimit, deri më 21 tetor 2019.
Aplikantët njoftohen individualisht dhe nëpërmjet ëeb-faqes zyrtare të Kryeministrisë për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, si dhe për informacione të tjera të nevojshme. Aplikantët që plotësojnë kriteret i nënshtrohen vlerësimit të jetëshkrimit dhe një interviste të strukturuar me gojë. Data e shpalljes së listës së kandidatëve, që do të kualifikohen për fazën e intervistës: brenda datës 4 nëntor 2019.
Fushat e njohurive, për të cilat do të intervistohen kandidatët, janë:
- njohuri në fushën e statistikave, përmbajtjen e programit pesëvjeçar të statistikave zyrtare;
ii. njohuri për Kushtetutën, Kodin e Procedurave Administrative dhe për legjislacionin e funksionimin e administratës publike;
iii. njohuri për legjislacionin mbi të cilin mbështetet funksionimi i sistemit kombëtar statistikor. - Kandidatët i paraqesin komisionit të posaçëm të vlerësimit të kandidaturave, në ditën e intervistës së strukturuar me gojë (data e së cilës njoftohet individualisht për secilin), një prezantim të shkurtër në format Poëer Point lidhur me:
– filozofinë drejtuese;
– strategjitë e risitë që mund të sjellë gjatë kryerjes së funksionit drejtues.