Drejtori i ri i TVSH-së, Peza: Pas shtatorit, ndryshime në ligj

Nënkryetari i komisionit parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, Alfred Peza tha sot për ATSH-në se pas muajit shtator pritet të depozitohen në Kuvend ndryshimet ligjore për zgjedhjen e drejtorit të ri të Radiotelevizionit Shqiptar.

“Po punojmë për një ndryshim ligjor për këtë qëllim. Duke qenë se konsensusi nuk po funksionon për këtë çështje do të bëjmë ndryshimet e duhura ligjore për të zgjidhur ngërçin. Është më e rëndësishme zgjidhja e krizës institucionale dhe funksionimi i institucionit që i përket publikut, se sa thjesht konsensusi për konsensus, kur ky i fundit nuk po shfrytëzohet nga opozita për t’u dhënë, por thjesht si një çelës për të bllokuar ndërmarrjen e reformave. Besoj se pas shtatorit do të paraqitet ligji në parlament”, tha nënkryetari Peza.

SHKARKO APP