Drejtori i Ujësjellësit në Kurbin, i dyshuar për grabitjen e shtëpisë së Benzema

Me urdhër të autoriteteve spanjolle, policia shqiptare ka arrestuar në Laç, drejtorin e ujësjellësit të këtij qyteti, Alfred Prodani.

Ky i fundit dyshohet se ka grabitur shtëpinë e yllit të Real Madrid, Karim Benzema. Ngjarja në shtëpinë e sulmuesit francez është regjistruar më datë 27 shkurt 2019 teksa Reali po luante El Classicon me Barcelonën.

Më poshtë njoftimi nga policia:

“Operacioni “Coruna” ku policia e Kurbinit kap në Laç shtetasin Alfred Prodani, 41 vjeç, i shpallur kërkim ndërkombëtar për llogari të Spanjes për vepren penale ” Vjedhje me dhune”, njofton policia.

SHKARKO APP