Drejtori nuk pranon akuzat, gjyshja e të miturës: I shkruante llafe turpi
Në një shkollë 9-vjeçare në Stropckë të Pogradecit, drejtori është vënë në pranga nën akuzën se ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura. Adriatik Haxhillari nuk ka pranuar asnjë akuzë të ngritur nga deklarimet e vajzave dhe të familjarëve.
Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin e fshatit. Banorët nuk pranojnë të flasin në kamera për ngjarjen e ndodhur edhe pse e dënojnë atë.
Gjyshja e njërës prej vajzave të mitura kërkon që ligji të veprojë me forcë. Ajo thekson ndër të tjera se mbesa është ngacmuar me mesazhe dhe thirrje në telefon.
“I ka shkruar çupës në telefon, çupa i kishte thënë kujdestares së klasës kishte folur me ato pastaj e morëm vesh ne këtë gjë. Ne atë ditë nuk e dinim fare, çupën e kishin marrë e kishin ulur poshtë në komisariat për deklarime.
Nuk e di çfarë i shkruante, por llafe turpi. Kishte dy javë që shkruante me çupën. Vajza na tregoi më vonë, prindërit i ka në Greqi dhe ne kujdesemi për të. Ne nuk dalim dot përjashta për çupën. Shteti e di, për ata njerëz që bëjnë këto gjëra, ta varin”, shprehet e moshuara.
KOHA JONË SONDAZH

