Drejtori për të “luftuar” grupet kriminale! Strukturë e re dhe për pastrimin e parave
Nis aplikimi i strukturës së re në Policinë e Shtetit. Drejtoria e hetimit do merret vetëm me grupet kriminale ndërsa shumica e veprave penale hiqen dhe do mbajnë vetëm katër ose pesë nene për grupet kriminale.
Një tjetër risi është dhe zvogëlimi i Oficereve të krimit ekonomik i cili përqendrohet në Policinë e Shtetit. Shef i këtij sektori emërohet Hekuran Bregu.
Sektori i veprave kundër Korrupsionit shkrihet nëpër rrethe dhe transferohet në Policinë e Shtetit. Në këtë sektor emërohet Pëllumb Molla. Pastrimi i parave kthehet në sektor më vete ndërsa emërohet Agron Kurti. Analiza financiare transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme.
Krimi ekonomik kthehet në drejtori në qendër dhe reduktohet në rrethe. Po ashtu dhe pastrimi i parave dhe korrupsioni kthehen në drejtori në Drejtorinë e Përgjithshme.