Drejtori Rrumbullaku përjashton efektiven e policisë, hoqi nga sistemi një makinë ”Alert”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka përjashtuar e menjëherë nga trupa e Policisë së Shtetit, inspektore Sulltanë Kuka, 29 vjeçe, me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Sigurisë, në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, pas kërkesës së Drejtorisë së Standardeve Profesionale.

Përjashtimi i kësaj punonjëseje u bë për shkelje të Rregullores pasi dyshohet se përdori pozitën si punonjëse policie për përfitime personale.

Gjatë inspektimit të bërë nga grupi i inspektimit i Drejtorisë së Policisë Rrugore u konstatua se një automjet i shpallur “Alert”, ishte hequr nga sistemi në mënyrë të kundërligjshme nga efektivja.

Për këtë rast, AMP ka bërë ndalimin e kësaj punonjëseje policie, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

SHKARKO APP