Drejtori socialist porosi deputetëve të PS: Ma mbani afër Ylli Shehun

Në Kuvend u betuan 4 deputetët që pranuan të merrnin mandatet e djeguara nga opozita. Paralelisht me seancën jashtë Kuvendit po zhvillohet prej orës 10::00 protesta e paralajmëruar e opozitës, deputetët e shumicës gjejnë rastin të bëjnë edhe foto nga salla.

Deputetët e PS-së, Pjerin Ndreu dhe Xhemal Qefalia kanë postuar pak minuta më parë një foto nga salla. Kjo foto nuk ka kaluar pa u vënë re nga ish-kolegu i tyre Piro Lutaj, aktualisht drejtor i Zyrës së Përmbarimit, i cili ka komentuar duke u lënë edhe porosinë: “Ma mbani afër Ylli Shehun”.

Kujtojmë se Ylli Shehu është një nga 4 deputetët që u betuan sot në Kuvend, si përfaqësues të LSI.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?