Drejtoria e Doganave njofton lirimin nga detyra të doganierit, pasi u kap me lëndë narkotike
Drejtoria e Doganave ka njoftuar në ditën e sotme se ka pushuar nga puna një prej doganierëve, të saj pas kontrollit që i është bërë në një pikë kufitare ku i është gjendur lëndë narkotike në automjet.
Sipas njoftimit nga Drejtoria e Doganave, drejtori Gjon Bardhi ka firmosur menjëherë lirimin nga puna të shtetasit, pasi ky veprim simbolizon një shkelje shumë të rëndë për disiplinën e Doganave Shqiptare.
Më poshtë njoftimi i plotë:
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi, ka reaguar duke i zgjidhur menjëherë marrëdhëniet e punës shtetasit Arten Ibrahimi, me detyrë doganier peshore/Pikë Kontrolli, Zyra e Operacioneve Doganore, Dega Doganore Tre Urat.
Zgjidhja e marrëdhënieve të punës me shtetasin në fjalë u bë pas ndalimit nga Policia të tij në Pikën Kufitare të Qafë Botës, ku në mjetin që ai drejtonte u gjet lëndë narkotike.
Për vetë përgjegjësitë veçanta që ka Dogana Shqiptare konsiderohet shkelje shumë e rëndë kur nga vetë punonjësit e ADSH shkelen ligjet që rregullojnë punën e Doganave Shqiptare, ose që kanë lidhje me të dhe për të cilat janë ngarkuar ti zbatojnë.
Në këto kushte, posedimi i lëndëve narkotike përbën shkelje shumë të rëndë të disiplinës në punë, duke ulur imazhin dhe integritetin e ADSH, cënuar misionin e Doganës në arritjen e standardeve më të larta të etikës në fitimin e besimit të publikut.