Drejtoria e Policisë ”i dorëzohet” fëmijëve të dëshmorëve (FOTO)

Me rastin e festës së fëmijëve në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë është organizuar një aktivitet festiv, ku ishin të pranishëm fëmijët e dëshmorëve të Policisë së Qarkut Tiranë. Në këtë aktivitet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu nëpërmjet fëmijëve të dëshmorëve të Policisë iu ka uruar festën të gjithë fëmijëve në mbarë vendin.

Më pas drejtor Veliu, drejtori i Tiranës Skënderaj si dhe dy zëvendësministrat e Brendshëm Hodaj dhe Kuko iu kanë shpërndarë fëmijëve të pranishëm dhurata të ndryshme. Gjatë aktivitetit festiv ishin të pranishëm edhe animatorët të cilët kanë zhvilluar lojëra humoristike për fëmijët.

Aktivitete të ngjashme janë zhvilluar dhe në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe, si dhe punonjës policie të Patrullave të Përgjithshme të “Shqiponjave” dhe Qarkullimit Rrugor kanë qenë të pranishëm në festat e fëmijëve.

SHKARKO APP