Drejtoria e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”: Nuk ka mungesë barnash
Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar sot lidhur me lajmet që kanë qarkulluar në media për mungesën e medikamenteve në një reparet të kësaj qendra spitalore. Alvi Bajramaj, Zëdhënës i Drejtorisë së Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” deklaroi sot se jami për mungesën e adrenalinës në shërbimin ORL është i pavërtetë.
Reagimi i plotë i Drejtorisë së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”
“Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sqaron opinionin publik, lidhur me një lajm të pavërtetë, i cili ka qarkulluar në disa media online ditën e sotme për mungesën e adrenalinës në shërbimin ORL, duke e lidhur këtë edhe me anullimin e operacioneve në këtë shërbim.
Ju sqarojmë se adrenalina nuk ka munguar në asnjë nga ditët e javës dhe plani i operacioneve të planifikuara është zbatuar rregullisht nga mjekët kirurgë të këtij shërbimi.
Ditën e hënë dhe të martë në këtë shërbim janë kryer 14 intervente kirurgjikale, ditën e mërkurë 8 intervente dhe ditën e sotme 7 intervente për pacientë të të gjitha moshave. Për ditën e nesërme datë 11.05.2018 janë planifikuar 7 intervente, të cilat do të kryhen normalisht nga mjekë të këtij shërbimi.
Deklarata të tilla të pavërteta krijojnë panik të kotë në opinionin publik dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” vazhdon punën e saj të përditshme në shërbim të pacientëve, duke pasur në fokus cilësinë e shërbimit dhe kujdesin cilësor ndaj tyre”.
KOHA JONË SONDAZH

