Drejtoria Tatimeve njofton qytetarët ku të ankohen nëse iu refuzohet kërkesa për “Pagën e Luftës”
Të gjithë tatimpaguesve që iu është refuzuar kërkesa për të përfituar nga ndihma financiare e qeverisë mund të ankohen në adresat e dedikaura që Drejtoria Tatimeve ka vënë në dispozicion.
Çdo Drejtori Rajonale ka adresën specifike ku mund të dërgohetë ankesa, e cila për individët duhet të jetë e shoqëruar me numrin NIPT të biznesit ku është punësuar dhe numrin personal NID.
Për bizneset nga krahu tjetër nevojitet vetëm NIPT-i i tij.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije për të gjithë të interesuarit, të cilët konsiderojnë se mund të jenë përfitues të ndihmës financiare sipas rregullimit me VKM nr.254 datë 27.03.2020, por kërkesa e tyre është refuzuar, se kanë mundësi të paraqesin kërkesën/ankesën e tyre duke duke komunikuar përmes adresës e-mail të Drejtorisë Rajonale, ku ata banojnë:
Gjithashtu, nëpërmjet adresës email denoncime@tatime,gov.al cdo individ i interesuar mund të paraqesë shqetësimin në lidhje me këtë praktikë.
Është e rëndësishme që kërkesa/ankesa e dërguar nga individët duhet të përmbajë NIPT e subjektit në të cilin është i punësuar dhe ka aplikuar, si dhe NID përkatës të individit, ndërkohë që tatimpaguesi në kërkesën/ankesën e tij duhet të vendosë NIPT-in e subjektit.
Administrata tatimore mbetet e angazhuar maksimalisht për të trajtuar me korrektesë cdo kërkesë si dhe për të vijuar në zbatimin rigoroz të këtij procesi, në përpjekjen e përbashkët për menaxhimin sa më mirë të situatës së emergjencës të krijuar nga COVID -19.
Adresat e Drejtorive Rajonale Tatimore për ankesat
| Nr | Drejtoria Rajonale | |
| 1 | Tatimpaguesit e Mëdhenj | [email protected] |
| 2 | Tirana | [email protected] |
| 3 | Durrësi | [email protected] |
| 4 | Vlora | [email protected] |
| 5 | Berati | [email protected] |
| 6 | Fieri | [email protected] |
| 7 | Elbasani | [email protected] |
| 8 | Korça | [email protected] |
| 9 | Lezha | [email protected] |
| 10 | Shkodra | [email protected] |
| 11 | Dibra | [email protected] |
| 12 | Gjirokastra | [email protected] |
| 13 | Kukësi | [email protected] |
| 14 | Saranda | [email protected] |
KOHA JONË SONDAZH

