Drejtorin e Kadastrës Lushnje nuk e trembin as gjobat, vazhdon të sfidojë vendimin e gjykatës

Gati një vit më parë, BOOM denoncoi zvarritjet që hipoteka e Lushnjes u bënte familjes Arapi, duke mos zbatuar vendimin e formës së prerë të gjykatë për pajisjen me certifikatë pronësie.

Në vitin 1991 në bazë të ligjit 7501 familja Arapi nga fshati Fiershegan i Lushnjës është pajisur me toke bujqësore . Kjo pasuri regjistrohet në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Lushnje, por në vitin 2001 në mënyrë të dyshimtë dhe jashte çdo ligji punonjesit e Hipotekës e mbyllin këtë kartele pasurie dhe hapin një tjetër kartele për të njejtën pasuri shtetasit Livan Kuçi.

BOOM tregoi me zë dhe me figurë se te ky institucion rezultojnë të zhdukura dokumenta, të cilat kanë ardhur nga Ministria e Drejtësisë.

Pas publikimit të këtyre shkeljeve ka reaguar dhe Ministria e Drejtësisë, duke dhënë masë disiplinore për kryeregjistruesin si edhe për pesë specialistë të hipotekës Lushnje. Por çfare ka ndodhur sot? A ka ndryshuar situata?

Ylli Murati: Pas publikimit te rastit nga ana juaj iu drejtova Gjykatës Administrative Vlorë e cila urdhëron Drejtorin e Agjencise Shtetërore të Kadstrës Lushnje që 10 dite pasi të njihet me këtë vendim të marre masa për ekzekutimin e plotë të vendimit të formës së prerë, pra që të më regjistrojë pronën, dhe në rast se nuk e bën duhet ti vendoset gjobë Drejtorit  të Kadastrës  duke i mbajtur një pjesë të pagës. Këtë vendim e kam sjellë në përmbarim për ta ekzekutuar, por përmbarimi nuk vepron.

Vetë përbaruesja refuzon të japë informacion se pse nuk zbaton masen e gjykatës për  ti mbajtur një pjesë të pagës Drejtorit të Kadastrës.

BOOM: Drejtorin e Kadastrës Lushnje nuk e trembin as gjobat, vazhdon të sfidojë vendimin e gjykatës

6 ditë pasi ditë pasi Drejtori i Kadastrës u njoh me vendimin e Gjykatës që e detyron për të pajisur zotin Luan Arapi me certifikatë pronësie, bën veprimin e kundërt, familjes tjetër që e pretendon këtë pasuri e pajis me dëshmi trashëgimie, kjo do të thotë që në të ardhmen mund ta pajisë këtë familje me certifikatë pronësie.

Edhe pse më herët Drejtori i Kadastrës Lushnje ka marrë masë disiplinore nga Ministria  Drejtësisë vijon të mos zbatojë vendimet e detyrueshme  të Gjykatës, për më  tepër të veprojë në kundërshtim me to. /Ora News

SHKARKO APP