Drejtorja e ISHP: Ja kur mund të përfundojë pandemia

Drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini ka folur për rastet e reja me Covid-19 në vendin tonë dhe parashikimin se kur pritet të përfundojë pandemia.

Tomini u shpreh në Top Channel se ka sërish shifra të larta të infektimeve, por nëse arrihet 70% e mbulesës vaksinale të popullsisë mund të zbehen efektet e pandemisë.

“Sipas çdo parashikimi, Covid-19 i ka tejkaluar pritshmëritë. Është i paparishkueshëm dhe nëse themi që pandemia po vijon nga 2019 dhe ka hyrë në vitin e tretë, sërish kemi rikthim në Pekin të një numri shumë të lartë infektimesh. Kemi sërish rikthim të numrit të lartë të infektimeve në Europë e Ballkan. Pra sipas të gjitha gjasave, ndoshta në mbulesë vaksinale të përgjithshme në nivel global, në nivelin e 70% do të zbehim edhe efektet e pandemisë. Deri atëherë jemi shumë herët për të parashikuar“, tha Tomini.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?