Drejtues politik në Dibër, Mziu: Do marr fitore spektakolare, Xhaçka kërkoi të ikte

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Dibër, Xhelal Mziu ka shprehur ambicjen e tij për një fitore spektakolare në qarkun që i është besuar. Në një prononcim për mediat, jashtë selisë së PD-së, Mziu ka treguar se për shkak edhe të origjinës së tij, do të arrijë që të sigurojë shumë vota për demokratët, duke premtuar rikthimin e rezultatit të vitit 2009. Nga ana tjetër, Mziu shtoi se ka për synim që të marrë 4 nga 5 mandate që ka qarku Dibër, ndërkohë që ka lëshuar edhe një ”provokim” për kundërshtaren e tij socialiste, ministren e Jashtme Olta Xhaçka.

PJESË NGA PRONONCIMI:

Keni deklaruar se keni synim që të ktheheni në krye të Bashkisë së Kamzës, a do t’ju pengojë?

Ambicja ime është për të maksimalizuar votat në Dibër dhe për të fituar PD-ja. Dhe asgjë tjetër nuk është peng i imi.

Dosja 184, a jeni përgatitur për t’u përballur me Olta Xhaçkën?

Jam me origjinë me Dibrën dhe kam informacione dhe ka probleme me vjedhjen e votës. Jam i gatshëm për t’u përballur me këtë sfidë dhe ta mund të keqen. Jam i sigurtë që do të marr një fitore spektakolare, për të rikthyer rezultatin e vitit 2009. Ka një frymë dhe grupet kriminale, kanë filluar që të largohen nga skena politike. Kemi synim që të marrim 4 nga 5 mandatet e këtij qarku.

Teknologjia në zgjedhje?

Është angazhimi i qeverisë. Qytetarët janë elitarë për ta dhënë në vendin e duhur.

Do të donit të kandidonit në Kamëz? apo më mirë në Dibër?

Beteja ime është që të marr fitoren e PD. Pak rëndësi ka pozicioni im. Xhaçka? Jam i sigurtë që këto tre ditë po gjen një mënyrë për t’u larguar dhe i bëj thirrje që të rrijë aty të përballet dhe të shohë më sytë e saj sesi do të humbasë.

SHKARKO APP