Drejtuesi i ri i TKOB-së, në garë 7 kandidatë
Shtatë kandidatë kanë prezantuar platformat e tyre për menaxhimin e institucionit më të rëndësishme të artit dhe kulturës (Teatri i Operas & Baletit), para një jurie me anëtarë shqiptarë dhe të huaj.
Prej dy mandatesh atë e ka drejtuar Zana Çela, e cila është në garë sërish për të vazhduar drejtimin e TKOB në një mandat të tretë.
Arben Skënderi, Josif Gjipali, Tomorr Kokona, Kleanthi Gjika, Abigela Voshtina dhe balerina Adela Muçollari janë kandidatët e tjerë në garë, që kanë shërbyer në fushën e kulturës për vite.