Drejtuesi politik i Lezhës, Mark Marku: Do të zhgënjehen ata që mendojnë…

Lulzim Basha ia besoi drejtimin politik të fushatës në qarkun e Lezhës profesorit të njohur Mark Marku, i cili gjithashtu ishte pjesë e komisionit për vettingun e kandidatëve për deputetë.

Pas zgjedhjes së tij nuk munguan kritikat se ai është në konflikt interesi, por Marku e mohon një gjë të tillë për Rtv ora duke argumentuar dhe arsyet.

Marku: Nuk ka konflikt interesi për shkak se unë jam drejtues politik i qarkut. Komisioni nuk ka kaluar drejtuesi politik, drejtuesit politik janë pjesë e të drejtave dhe detyrimeve të kryesisë, kryetarit të partisë dhe strukturave për ti caktuar. Nuk e kam pasur synim të angazhohem në aksion politik konkret. Mendoj se nuk ka konflikt interesi, nuk është se e kam kërkuar unë.Mu kërkua, mora një vendim. Në të dy rastet e kam bërë për të iniciuar dhe promovuar disa procese normale në PD që ti jap shoqërisë shqiptare ca indicie që kjo parti e ka seriozisht çështjen e pushtetit.Nuk kam asnjë interes të tipit personal, nuk e kërkoj për status se e kam statusin tim publik. Profesionin e kam dhe shumë stabël. Edhe nga financat si deputet unë humb.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mes zërave kundër, ajo që bëri më shumë përshtypje ishte një status i zëdhënëses së ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli, që nga shumë u lexua edhe si një qëndrim i tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por Mark Marku mendon ndryshe.

Marku: Nuk ngatërroj Berishën me zëdhënësen e tij. Berisha nuk përfaqësohet as përmes zëdhënësave, as përmes këshillltarëve dhe as Ministrave. Nëse Berisha do të ketë pasur një pakënaqësi padyshim që e ka pasur mundësinë për tu shprehur, nuk mendoj se kërkon forma të tilla të ndërmjetme. Është komenti i Erla Mëhillit dhe nuk më thotë asgjë. Nuk e shoh fare si qëndrim të Berishës, por edhe nëse është, ok.

Ndërkohë kritikët që thonë se nuk ka eksperiencë në terren, profesor Marku i garanton se do të zhgënjehen.

Marku: Eksperienca që PS ka në terren deri tani është eksperienca me kriminelë, ne nuk e kemi dhe nuk do ta kemi. Por përvojë fushate në terren kam se kam bërë një fushatë konrete, e njoh zonën. Aty ku kam qenë në fushatë kemi fituar 4 dhe kemi luftuar për të 5-in. Njerëzit e dinë si kam punuar unë në terren. Kam bërë dy fushata në terren. Fushatë elektorale për zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale. Kjo më ndihmon të bëj një fushatë më të mirë. Do të zhgënjehen të gjithë ata që mendojnë se nuk kam përvojë në terren.

Sa i takon objektivave për Lezhën e cila ka 7 deputetë, Marku shprehet.

Marku: Në të gjitha rastet PD bashkë me opozitën, LSI, marrin 4 me punë. Nuk e di si do të kompozohen listat. Do të tentojmë të ruajmë katër dhe të marrim të pestin. Bëhet fushatë për të nesërmen dhe jo të shkuarën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?