Drejtuesit e PS, analisti Baton Haxhiu: Dobësitë e listës janë Majko dhe Kumbaro

Listën e PS me 15 drejtuesit politikë për zgjedhjet parlamentare në 2025, analisti Baton Haxhiu e konsideron më të mirë të mundshme. Baxhiu thekson se emrat e përzgjedhur nuk kanë akuzat politike.

”Mendoj që është më e mira e mundshme përveç Pandeli Majkos i cili i takon strukturës së vjetër. S’ka asnjë rrezik në listë, asnjë rrezik të atakimit të figurave që kanë ndonjë lidhje të vogël me korrupsion. Është listë e pastër”,-tha në ”Opionin”.

Baton Haxhiu evidenton disa problematika të listës së PS. ”Pandeli Majko që është në Kukës për shkak se i takon gardës së vjetër dhe nuk ka ndonjë peshë politike, nuk i takon kësaj gjenerate që do i sjellë risi. Nuk ka sjellë asnjë gjë në PS. Dobësi gjithashtu është edhe Mirela Kumbaro që për mua nuk e ka pasur vendin në këtë listë edhe pse në Gjirokastër është e adhuruar, por nuk i plotëson. Mirela Kumbaro në Gjirokastër qëndron mirë. Ajo që ka pengesa është mënyra se si ajo qeveris brenda Ministrisë së saj”, u shpreh Baton Haxhiu.

SHKARKO APP