Drejtuesit politikë, Rakipllari: PS me ”kartat” e pushtetit! Gjekmarkaj: Socialistët klientë të SPAK-ut
PD dhe PS kanë bërë me dije emrat e drejtuesve politikë që do të drejtojnë fushatat në 12 qarqet për zgjedhjet parlamentare të 2025. Emrat janë temë e një debati sonte në ”Top Story” me Grida Dumën.
Rakipllari: Të dyja palët kanë strategji krejt të ndryshme. PS është në kërkim të mandatit të katërt dhe ekipin e ka ndërtuar mbi personazhe që kanë pushtetin lokal, kryesisht kryetarët e bashkive. Personazhe që kanë fuqi si ministra Balluku, Mazniku, Spiropali. Risia është që janë vendosur disa kryetar bashkie në krye të qarqeve që do mbledhin vota, por vetë nuk do jenë deputetë.
Gjekmarkaj: Nëse e shikon me vëmendje, kjo skuadër ka një simbolikë të veçantë. Të gjithë janë klientë të spakut, janë me vënë me poste politike, të marrim pushtetin që të mos përfundojmë
Curri: Nga 12 juaj, 6 janë të SPAK, janë kontingjent.
Gjekmarkaj: Drejtuesit e opozitës nuk janë banorë në Encrochat as të skandaleve, janë të zakonshëm
Curri: Dy prej tyre kanë akuzuar njëri tjetrin.
Rakipllari: Logjika është kjo, janë vendosur personazhe me pushtet, rezultati do përcaktojë karrierën e tyre të mëtejshme. Bëj vota, pastaj merr pushtetin. Lista e PD është me logjikë tjetër. Berisha e ka arritur objektivin e tij politik. Përfaqeson idenë për të krijuar një skuadër që mund të japë shpresë. 5 janë ata që kanë ardhur dhe janë bashkuar me PD, është listë kompromisi. Është një listë e cila nga kjo pikëpamje e objektivit politik, është listë pozitive dhe përfaqësuese.