Drejtuesja e “Benz”-it që shkaktoi aksidentin tragjik
Rozina Koleci, 38-vjeç, është shoferja e mjetit që shkaktoi aksidentin tragjik. Dyshohet se Koleci të ketë qënë me shpejtësi dhe ka humbur kontrollin e automjetit tip Benz me targë AA071UA duke përplasur fillimisht biçikletën e më pas nënën me dy fëmijë. Aksidenti tragjik u regjistrua mëngjesin e sotëm, në Kodër Kamëz në afërsi të shinave të trenit, ku 38-vjeçarja i mori jetën drejtuesit të një biçiklete, i identifikuar si Ramazan Isha, 29-vjeç dhe një vajze të mitur 7-vjeçare që ndodhej në rrugë bashkë me nënën e motrën e saj.
KOHA JONË SONDAZH

