Dridhen politikanët dhe VIP-at e medias nga libri i Bleona Qerretit

 

Artistja e njohur Bleona Qerreti është kthyer në qendër të vëmendjes këto ditë për shkak të deklaratave të bëra dhe gjuhës së përdorur. Në intervistën e saj në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, ajo ka treguar se shumë shpejt do të botojë edhe një libër. Në të, Bleona tha se do të përfshihen edhe politikanët që kanë pasur të bëjnë me të.

(Pjesë nga intervista me Arian Çanin)

Fiton nga koncertet?

Po hë si mendon ti, me karakterin që kam?

Nuk është se kanë qenë meshkuj të ndryshëm afër teje?

Unë të gjitha kam vendosur të jetoj pa filtra, dhe kur them jam vetëm është e vërtetë që jam vetëm. Unë do bëj një libër, ku do të flas për të gjithë njerëzit e jetës sime. Do të jenë me emër e mbiemër dhe libër shtëpie.

Do të përmendësh dhe emrat e njerëzve të njohur të artit e politikës?

Askush s‘do shpëtojë pa u përmendur pasi ç’do marrëdhënie në jetën time e kam pasur shumë korrekte. Por libri do të botohet në SHBA. Gjithsesi ty Çani të kam falur publikisht. 

 

Pas deklaratës bombë të Bleonës  filluan të dridhurat në qarqet e politikës dhe të medias apo edhe nga bota e artit. Kanë filluar të pyesin nëse vertet Bleona do ti nxjerrë në libër kush ka shkuar me të apo kush ia ka kërkuar asaj ndër vite. Ajo tha se " do të jenë me emër e mbiemër dhe libër shpie" ndaj të dridhurat kanë filluar që pas emisionit tek Çani.

Ndërkohë Bleona e qetë dhe mospërfillëse për termetin që ka shkaktuar ende pa dalë libri shetit gjithë buzagaz e elegancë nëpër Tiranë.

 

SHKARKO APP