Dridhet sërish toka, ndjehen lëkundje tërmeti në Tiranë dhe Lezhë
Disa lëkundje tërmeti janë ndjerë rreth orës 15:04 në zonën e Lezhës dhe në kryeqytet.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4,0 ballë dhe epiqendra ka qenë 6 kilometra në perëndim të Rubikut. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë, por me intensitet më të dobët.
Paraprakisht nga tërmeti me thellësi 5 kilometra nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale. Ky është tërmeti i dytë në 24 orët e fundit, ndërsa tërmeti i parë me magnitudë 2,3 ballë ka qenë në Borsh gjatë natës.

KOHA JONË SONDAZH

