Dritan Demiraj zgjidhet drejtues i qëndrës George C. Marshall Albania

Ish-ministri i Brendshëm, kolonel Dritan Demiraj është zgjedhur ditën e sotme drejtor ekzekutiv i qëndrës George C. Marshall Albania. Bordi i Qendrës studimore përzgjodhi unanimisht z. Dritan Demiraj për të çuar përpara frymën euroatlantike të Shqipërisë, duke gjykuar platformën strategjike dhe 30 botimet  e tij në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Zyrtarë të Ambasadës Amerikane në Tiranë ka uruar z. Demiraj për zgjedhjen e tij si Drejtues i George Marshall Center Alumni. Ish-drejtuesi i Qëndrës Prof.Dr. Pajtim Ribaj vlerësoi figurën e kolonel Dritan Demiraj si kandidatura më e mirë për të drejtuar organizatën studimore.

George C. Marshall Albania është themeluar në vitin 2006, në formën e një organizate jo fitimprurëse, që ka si qëllim të promovojë strategjinë kombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes si dhe të japë kontributin e vet në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut e të të rinjve në veçnati rreth çështjeve më të mprehta të sigurisë në vend, në rajon dhe në botë. Anëtar të organizatës janë ushtarakë, ish-ushtarakë, ekspertë të sigurisë Kombëtare. Të gjithë anëtarët janë studentë të Qendrës Europiane të Avancuara për Sigurinë “George C. Marshall” Gjermani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?