Dritan Goxhaj drejt Hagës, Gjykata e Tiranës i çel rrugën ekstradimit
Gjykata e Tiranës mësohet se i hap rrugë ekstradimit të Dritan Goxhajt drejt gjykatës së Hagës, i cili u arrestua më 31 korrik të këtij viti nga Policia e Tiranës. Arrestimi i tij u bë për një vepër penale kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësim dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare.
Mbështetës të tij protestuan jashtë dyerve të Gjykatës së Tiranës. Me plis në kokë, bluza me simbolet kombëtare dhe të UÇK-së, ata e konsideruan si të padrejtë arrestimin dhe kërkuan lirimin e Goxhajt. Avokatët kanë kërkuar lirimin dhe e kanë cilësuar arrestimin si politik.
”Arsyeja kryesore është për këtë drejtësi që i bëhet oficerët të UÇK-së. Si mund të arrestohet një person për ekstradim. Ne jemi në drejtësi. Koha do të tregojë se kush e ka bërë këtë. Nuk mund të arrestohet Dritan Goxhaj për tekat e njërit apo tjetrin. Ndodhemi në një shtet mafioz që njeriu rrëmbehet pa ligje. Si mund të pengohet një gjykatë fantazme me anë të Facebook, këta janë çudira. S’ka urdhër ekstradimi. Ata që kanë bërë këtë maskarallëk do të mbajnë përgjegjësi penale”,-tha një nga protestuesit.