Dritan Leli takime me grupet e interesit: Kërkesat, pjesë e platformës sime elektorale

 

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Vlorës, Dritan Leli ka zhvilluar dëgjesa publike me tre grupe të ndryshme interesi: Biznesin e vogël; OJF dhe Persona me aftësi të kufizuar; si dhe me studentët.

Biznesi i vogël ka kërkuar mbështetjen e bashkisë për vendosjen e barazisë në taksa si dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve që ofrohen nga bashkia Vlorë. Kandidati Dritan Leli i ka premtuar përfaqësuesve të biznesit të vogël se kërkesat e tyre do të bëhen pjesë e platformës së tij elektorale.

Në takimin e dytë të zhvilluar me OJF-të dhe Personat me aftësi të kufizuar, Dritan Leli, si mjek në profesion, ka dëgjuar më shumë vëmendjen problemet e të pranishmëve. “Ndjeshmëria ime si mjek në shumë vite eksperiencë më ka mësuar t'u qëndroj pranë individëve me aftësi të kufizuara. Kjo ndjeshmëri do të më shoqërojë gjithë jetën, e do të më bëjë që të jem shumë afër tyre në drejtimin e bashkisë së Vlorës”- u shpreh zoti Leli.

Ai u premtoi mbështetje maksimale OJF-ve në punën e tyre të përditshme. Gjatë bisedës kandidati Dritan Leli u premtoi se të gjithë Personat me Aftësi të Kufizuar do të kenë një linjë të drejt për drejtë komunikimi me të për çdo shqetësim që do të kenë.

Dëgjesa e tretë e kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Vlorës, Dritan Leli, u zhvillua me studentët. Të rinjtë e Vlorës i paraqitën Dritan Lelit shumë ide të vlefshme për administrimin e qytetit në përgjithësi, por duke i dhënë një fokus të veçantë rinisë.

SHKARKO APP