Dritan Shano: Po i afrohemi diktaturave afrikane, ndërkombëtarët duhet të ndalin Ramën

Organizata Freedom House me qendër në Uashington tha se demokracia në Shqipëri pësoi rënie gjatë vitit 2019, duke materializuar shqetësimet për rritjen e autoritarizmit dhe të një sistemi jofunksional të kontrolleve dhe balancave mes pushteteve të qeverisjes.

I ftuar në studion e RTV Ora me gazetaren Beti Njuma, Dritan Shano shpreh shqetësimin se rrezikohemi ti ngjasojmë diktaturave afrikane dhe se ndërkombëtarët duhet ta ndalojnë Ramën sa nuk është vonë.

Dritan Shano: Nëse do vazhdojë maxhoranca me këtë sjelle ne do i afrohemi diktaturave afrikane për të cilat Rama mund të shprehet njësoj si diktator afrikan dikur i cili tha se kur e mora une qeverisjen vendi ishte në buzë të greminës dhe që atëherë kemi bërë hapa përpara.Të gjithë mekanizmat e check and balance që kontrollojnë maxhorancat në këtë vend janë fshirë. Nuk ekzistojnë më rregullat e lojës. E gjithë performanca e e tij nga 2013 – këtej ka qenë për eliminimin e rregullave të lojës, dhe grumbullimin e tyre në favor të tij dhe të pak njerëzve.

Ky njeri duhet ndalur sa nuk është vonë. Në këtë mes shpresoj që ky njeri realisht të detyrohet ti vërë gishtin kokës përmes kryesisht një presioni ndërkombëtar, pasi parlamentin e ka në dorë dhe në këto momente nëse trilli i tij ka qenë për të ndryshuar Kushtetutën, nesër do kërkojë të ndryshojë cdo gjë pa dhënë asnjë arsye të mirëfilltë.

Drtitan Shano

Edhe analisti Dritan Kaba beson se parlamenti i sotem eshte monist.

Dritan Kaba: Rama edhe sikur të mbledhë një asamble kushtetuese e ta shpallë veten Mbret ata deputetë që janë aty do e miratojnëNë raportin e saj vjetor për Shqipërinë të publikuar të mërkurën, organizata vazhdon ta cilësojë vendin si “regjim në tranzicion ose hibrid”, dhe tha se viti 2019 u karakterizua nga një rishfaqje e krizave politike.

SHKARKO APP