Dritë jeshile për hapjen e negociatave, Holanda: Të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri

Më në fund Parlamenti holandez ka mbështetur vendimin e qeverisë së Holandës, e cila është pro caktimit të datës së konferencës ndërqeveritare Shqipëri-BE që i jep dritë jeshile hapjes reale të negociatave. Vendimi u përcaktua ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm në parlamentin holandez, dhe nesër pritet të konfirmohet nga seanca plenare.

Edhe ambasada holandeze në Tiranë, konfirmoi se Holanda ka rënë dakord për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë. Ambasada njofton se shumica e parlamentit ra dakord, dhe shton se procedura do të finalizohet nesër me votimin e mocioneve të mundshme të ngritura nga partitë apo grupet parlamentare.

“Sot, shumica e parlamentit ra dakord që të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, pas miratimit të kuadrit negociator. Procedura do të finalizohet nesër me votimin e mocioneve të mundshme të ngritura nga partitë apo grupet parlamentare”, njofton ambasada mes të tjerash.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?