Dritëhijet e vrasjes së motrave, Përparim Ademi dyshohet se është pjesë e…
Avokati i familjes së motrave, Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, të vrara mëngjesin e 31 dhjetorit në zonën e Astirit në Tiranë nga i dashuri i tyre, Përparim Ademi, gjatë një interviste për ”Report Tv” ka hedhur ditë mbi prapaskenat e vrasjes që nxorri në pah dhe ngjarje të tjera të rënda si trafikim fëmijësh dhe prostitucion. Kujtim Cakrani ka thënë se Ademi i ka përdorur 2 motrat si gra por edhe si skllave duke i mbajtur në tutori me anë të dhunës fizike dhe psikologjike.
Pjesë nga deklarata
Kjo është një ngjarje që shokoi familjen dhe Shqipërinë për mënyrën e ekzekutimit. Jemi në fillim të hetimit dhe në vazhdim do të kemi dhe detaje të reja. Kjo ka qenë një çështje që ka lindur këtu e 30 vite më parë. Ata akuzojnë Ademin për shitje fëmijësh.
Do vazhdoj të informohem nga organi i akuzës se këto hetime duan kohë. Prokuroria dhe policia do ti shtrijë hetimet edhe në shtetin grek. Nëse ka një provë. Aty ka implikuar dhe një avokat grek që ua merrte fëmijët dhe i rriste për interesa të tyre.
Kjo familje dhe ky rrjet vjen nga një grupim shoqëror të një komuniteti të caktuar dhe dal në rezultat që kanë bërë poligami. Këto i ka pëdorur dhe si gra por edhe si skllave duke i mbajtur në tutorinë e tyre me anë të dhunës fizike dhe psikologjike duke i kërcënuar me anë të pistoletës.
Aktualisht ai akuzohet për vrasje dhe e ka pranuar. Gjatë hetimeve nëse arrihet në përfundim që ka vepruar si një tutor i tyre dhe u ka marrë fëmijët dhe i ka shitur atëherë organi i akuzës duhet ti shtojë akuzat.