Dritën e torturuan dhe e mbytën, mbërrijnë në gjykatë 3 të rinjtë

Nën masa të shumta sigurie, tre të rinjtë që akuzohen për vrasjen dhe mbytën me peshqir të 5i-vjeçares Drita Saliaj, kanë mbërritur në Gjykatën e Fierit ku do të njihen me masën e sigurisë. Drita Saliaj u gjet e pajetë dje në rezervuarin e fshatit dy ditë pas ngjarjes, nga polumbarët e forcave RENEA. Nipi i bashkëshortit të 51-vjeçares, (djali i vëllait), Luis Saliaj së bashku me dy të rinj, shokë të tij, S.Shehaj 16 vjeç banues në Çërrillë dhe Ervis Zotaj 26 vjeç banues në Gjerbës, të tre të arrestuar shkuan në banesën e 51-vjeçares për të grabitur. Gruaja u shërbeu edhe kafe djalit të kunatit dhe shokëve të tij, por ata e kanë goditur dhe dhunuar, ndërsa më pas e kanë lidhur dhe e kanë hedhur në rezervuarin e Lumarës, 3-4 kilometra larg shtëpisë së saj, ku dhe u gjet e pajetë.

https://arkiva.kohajone.com/vrasja-makaber-e-drites-prinderit-e-ervisit-ajo-i-ka-dhene-gji-te-pushkatohet-ne-vend/

SHKARKO APP