Droga, 8 mijë përdorues të rregullt në 5 qytete
Pak ditë më parë, revista prestigjioze “The Economist” e rankoi Shqipërinë si vendin e parë në botë për konsumin e kokainës në raport me popullsinë. Raporti shkruan se 2.4% e popullsisë janë përdorues kokaine. Organizmat që punojnë kundër përdorimit të lëndëve narkotike thonë se ka një rritje të përdoruesve.
Në Shqipëri mendohet se 7 deri në 8 mijë persona janë përdorues të rregullt droge. Por, megjithëse një numër relativisht i lartë, kësaj kategorie u ofrohen shumë pak shërbime nga shteti. Si të mos mjaftonte kjo, edhe disa qendra me donacione të huaja janë mbyllur, ndërsa të tjerat që funksionojnë nuk mund tu përgjigjen të gjitha kërkesave.
Genci Muçollari, i shoqatës “Aksion Plus”, thotë: “Nga kontaktet që kemi me mjekët e toksikologjisë, na thonë se janë rritur rastet që paraqiten me përdorim kokaine”.
Gjithashtu, raportohet se është rritur edhe numri i vdekjeve nga overdoza: “Deri dje nuk kishte të dhëna për overdozat, mendohet se ishin 4-5 në vit, ndërsa aktualisht numri ka shkuar nga 10-12 në vit”.
Tirana, Fieri, Vlora, Berati dhe Shkodra janë qytetet kryesore ku janë evidentuar përdoruesit e rregullt të drogës.
KOHA JONË SONDAZH

