Droga dhe korrupsioni, Veliu zbarkon tek Krimet e Rënda
Aktualitet E Diel, 8 Gusht 2021 15:52
Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, po zhvillon një takim me kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela.
Burime nga organi i Akuzës bëjnë me dije se takimi mes dy zyrtarëve të lartë vjen në kuadër të intensifikimit të hetimeve për luftën ndaj drogës, korrupsionit dhe trafiqeve.
Ky është takimi i dytë mes Veliut dhe Prelës, pasi edhe më 18 maj kryepolici zhvilloi një bisedë rreth 40 minuta me kryeprokuroren e Krimeve të Rënda.
KOHA JONË SONDAZH

