Droga në Malësi të Madhe. Emrat e 3 trafikantëve që i ikën Policisë

Plot 70 kg kanabis janë sekuestruar ditën e sotme nga Policia e Shkodrës në afërsi të një karburanti në fshatin Grizhe, Malësi e Madhe.

Në kuadër të operacionit policor “Ndalesa e Fundit”, u bë arrestimi në flagrancë i dy personave dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë.

Policia ka publikuar emrat e këtyre të fundit, si dhe pamjet e operacionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

NJOFTIMI I PLOTE
Sot me datë 15.11.2017 nga efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u finalizua me sukses operacioni policor “Ndalesa e Fundit” ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Swiss Digital Mobile Reklama

Fatbardh Hoxha 26 vjeç, banues në Komes, Fushë Krujë

Kledi Xeka 29 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë.

Si dhe u bë shpallja në kërkim si bashkëpunëtorë, i shtetasve:

Aurel Babasi, banues në fshatin kameras, Fushë Krujë

Sar Hoxha, banues në fshatin kameras Fushë Krujë,

Edmond Xaka banues në fshatin kameras Fushë Krujë,

Arrestimi i shtetasit Fatbardh Hoxha u bë pasi në afërsi të një karburanti në fshatin Grizhe, Malësi e Madhe, ju gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale rreth 70 kg Cannabis Sativa të cilen e kishte në automjetin tip Golf 5 me targë AA077RZ.

Gjithashtu arrestimi i shtetasit Kledi Xeka u bë pasi në bashkëpunim me personat e tjerë i cili ishte në drejtim të mjetit Golf 5 me targa AA 911 RV po shoqëronin shtetasin Fatbardh Hoxha për transportimin e lëndës narkotike.

Ndërsa shtetasit e shpallur në kërkim sapo kanë parë policinë janë larguar, pasi të dy mjetet kanë qënë të parkuara tek karburanti.

Jane ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe bashkëpunëtorëve të tjerë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?