Droga në sallonin e bukurisë, parukierja: Nuk dija gjë

Parukieres Zamira Senkaj iu gjet në sallon një qese me lëndë narkotike, për të cilën thotë se nuk kishte fare informacion. Përballë trupës gjykuese, 54-vjeçarja tha se lënda është lënë në sallonin e saj nga shoku i djalit, të cilin e kishte lejuar disa herë të kalonte natën në qendrën estetike.

“Erdhi në darkë, më tha: nuk kam çelësat e shtëpisë, më ka ikur mami me gjyshen, a të fle gjumë këtu. Unë e lashë të flinte gjumë, por unë nuk dija çfarë kishte ai, dhe të nesërmen erdhi policia, unë nuk dija gjë fare”.

Në fund të seancës gjyqësore, parukierja u la në burg për veprën penale të “moskallëzimi të krimit”, pasi dyshohet se e dinte që Bega shiste lëndë narkotike dhe nuk e ka denoncuar rastin në policisë. Ndërsa për Begën, gjykata lëshoi masën arrest me burg në mungesë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?