Droga “sheshit” në Tiranë/ Nga aplikacionet online tek cepat e shkollave, metodat e shpërndarjes së hashashit

Në Tiranë të gjesh drogë është e lehtë. Mjafton të pyesësh në çdo lagje të saj.

Referuar shifrave në 10 ditët e fundit në pranga kanë rënë 8 persona mes tyre dhe të mitur. Edhe pse policia prej kohësh realizon operacione për të goditur rastet e shpërndarjes së lëndëve narkotike, shumë zona në kryeqytet janë jashtë kontrollit të saj.

Shpërndarësit vendosen në afërsi të lokaleve, por edhe në dyert e shkollave. Për të mos rënë në gjurmët e policisë, ato përdorin minorenë, por edhe disa aplikacione.

Swiss Digital Desktop Reklama

Uniformat blu kanë etiketuar disa zona në kryeqytet ku dyshojnë se veprojnë grupe të vogla të cilët merren me shpërndarjen e lëndës narkotike.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shpërndarësit përdorin këto qese farmaceutike për të shitur lëndën narkotike. Çmimet variojnë nga 5 mijë deri  në 10 mijë lekë.”

Ish Parku i Autobusëve dhe ish stacioni i Trenit janë cilësuar si pozicione të nxehta për policinë.  Janë  identifikuar rreth 3-4 grupe personash të cilët shesin hashash.

Zona problematike janë edhe periferitë:  Lapraka, Astiri e Kombinati. Po ashtu Qyteti Studenti e më tej Sauku po kthehen në një kërcënim serioz.

Në të shumtën e rasteve arrestimet e këtyre personave bëhen në flagrancë. Të proceduar penalisht janë edhe klientët e tyre.

Mesazhet sensibilizuese kundër drogës  në rrugët e Tiranës mungojnë dhe po ashtu fushatat e aktivistëve të organizatave joqeveritare. Një gjë e tillë sipas ekspertëve do të ulte përdorimin e substancave narkotike.

Droga “sheshit” në Tiranë/ Zonat më të nxehta ku shitet kanabis dhe heroina

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?