Droga shkëmbehet në det. Trafikantët dogjën velierën, në pranga edhe nipi i ”baronit”

Operacioni “Flakë në det”, i zhvilluar në bashkëpunim me policinë italiane Gurdia di Finanza dhe forcat e Frontex në detin Adriatik, zbuloi një grup kriminal, që po shkëmbenin kokainën me kanabis në det të hapur.

Në një konferencë për mediat, zv/drejtori i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga tha se operacioni nisi pasi strukturat monitoruese në terren, vunë rë lëvizjën me shpejtësi të një gomonie, nga laguna e Patokut me drejtim jug-perëndimin.

Policia ka ndërhyrë në momentin kur grupet kriminale po realizonin shkëmbimin e drogës, duke vënë në pranga 6 persona. Operacioni nisi kur u konstatua lëvizja me shpejtësi e një mjeti lundrues, nga laguna e Patokut me drejtim jug-perëndimin. Gomonia u afrua pranë një veliere, ku u bë dhe shkëmbimi i drogës me drejtuesve të dy mjeteve lundruese. Në këtë moment kanë ndërhyrë nga deti agjentët nga Italia dhe Policisë Kufitare që kanë bërë rrethimin e veleriës.

Dy ukrainasit që ndodheshin në veleierë, sapo kanë konstatuar se ishin rrethuar nga policia, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe kanë tentuar të largohen me një barkë të vogël shpëtimi.Policia arrestoi shtetasit Armando Mema, Nerim Çela, Besnik Brokeri dhe dy ukrainasit Kyrylo Ponomarenko dhe Kostiantyn Biellon. Nerim Çela është nipi i Gëzim Çelës, i njohur si ”baroni” i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar në vitin 2014.

SHKARKO APP