Droga vrau biznesmenin në Tiranë, jo borxhet

Nuk ishin borxhet e shumta ato që vranë biznesmenin Memli Begalla, por droga. Sipas prokurorisë shkak për vrasjen e Begallës është sasia prej 1 ton kanabis, sekuestruar gjatë opeacionit të koduar “Ujvara” në Gjirokastër në vitin 2014.

Gjatë këtij operacioni u arrestua dhe Ardian Serezi, një ish-polic. Mësohet se Begalla i kishte thënë këtij të fundit se do ta ndihmonte të dilte nga burgu po nuk kishte ndodhur. Ndërkohë autorët e krimit janë identifikuar pasi hoqën kapuçët pranë reth rrotullimit të Tiranës së Re.

Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur sot masën e arrestit “Burg pa afat” për dy të arrestuarit si autorë të atentatit: Denis Demiri dhe Ardian Serezi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Memli Begalla u ekzekutua pranë parkingut të shtëpisë së tij në rrugën “Nikolla Tupe”, pranë ish “bllokut”, mbrëmjen e 14 Shkurtit të këtij viti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?