Drogë me kamion nga Shqipëria në Greqi! Operacioni që çoi në pranga shoferin shqiptar. Ja ku ishte fshehur lënda narkotike

Autoritet greke kanë ndaluar një kamion që vinte nga Shqipëria dhe që transportonte 50 kilogramë kanabis sativa.

Mësohet se operacioni është zhvilluar mëngjesin e sotëm në zonën e Patrës.

Lënda narkotike ishte fshehur në një vend të improvizuar enkas, në kabinën e mjetit.

Kamioni është ndaluar në afërsi të Mesolongjit ne rrugën “Ionia”. Në pranga është vënë drejtuesi i mjetit, një 60-vjeçar shqiptar, i cili me herët kishte kaluar kufirin përmes një prej pikave të kalimit kufitar Shqipëri-Greqi.

SHKARKO APP