Drogë në Kretë, në pranga dy shqiptarët

Në pranga janë vënë dy shqiptarët që trafikonin drogë në Rethimno të Kretës. Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar mbrëmë në Rethimno të Kretës, nga punonjësit e Departamentit të ndjekjes së drogës e të sigurisë, në Rethimno. Dy të arrestuarit, të moshës 29 dhe 31 vjeç, janë akuzuar për trafikim dhe posedim të lëndëve narkotike në Rethimo.

Gjatë operacionit policor, është lokalizuar zona specifike (cavanza) e përdorur nga 29-vjeçari për të fshehur drogën. Kur policia identifikoi 29-vjeçarin, ai ishte duke furnizuar 31-vjeçarin me lëndë narkotike. Dy shqiptarët u ndaluan dhe u arrestuan nga oficerët e policisë. Nga kontrolli parë që u bë, rezultoi i se shqiptarët mbanin me vete:

1. Një sasi të vogël kanabis (është konfiskuar)
2. Tre telefona celularë
3. Shumën prej 55 euro cash

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas, vijoi një kërkim i dytë në zonën që 29-vjeçari përdorte për të fshehur drogën (cavanza), ku u gjetën dhe u konfiskuan tre pako të improvizuara që përmbanin gjithsej 330 gram kanabis.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kontrolli i tretë konsistoi në hulumtimin brenda banesës së 29-vjeçarit ku u zbuluan dhe u konfiskuan:

1. 137.7 gram kanabis
2. Një sasi e vogël e substancave haluçinante (kërpudha)
3. Një shumë monetare prej 510 euro
4. Automjeti që shërbente për transportin, në pronësi të 29-vjeçarit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?