Drogë në makinë, arrestohet ish-kryeplaku i Podgories në Korçë bashkë me djalin. Në pranga dhe një tjetër

Policia e Korçës arreston tre persona.

Bëhet fjalë ish-kryeplakun e fshatit Podgorie Arben Pilinci, djalin e tij Orlind Pilinci, të dy subjekte të OFL, dhe shtetasin Erald Mucelli, nga fshati Vreshtas.

Këta shtetas kanë qenë në përgjim dhe nën hetim nga prokuroria në bashkëpunim me drejtorinë e policisë vendore Korçë.

Arrestimi i tyre lidhet me ngjarjen e ndodhur në Elbasan në datë 4 Qershor 2020, ku u kapën 28.5 lëndë narkotike canabis sattiva dhe u arrestuan 3 shtetas (Teodor Beba, Ildi Dushku dhe Ylli Spaho).

Pas hetimit gjatë gjithë kësaj kohe, përveç 3 shtetasve të mësipërm u ndaluan edhe 3 te tjerët të cilët ishin pjesë e transportit të drogës.

Pjesa më e madhe e tyre janë të njohur për policinë, me precedentë të mëparshëm penalë.

Arben Pilinci

Orlind Pilinci

Erald Mucelli

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Domosdova”.

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, pas një hetimi disamujor.

Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohen 28.5 kg lëndë narkotike e llojit kanabis dhe automjetet me të cilat udhëtonin këta shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të mirëfilltë operative kanë finalizuar operacioni policor të koduar “Domosdova”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

T. B., 46 vjeç, I. D., 33 vjeç dhe Y. S., 39 vjeç, të tre banues në Korçë.

Si dhe është shpallur në kërkim policor shtetasi B. G., 46 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në aksin rrugor Elbasan-Përrenjas, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet tip “Audi” dhe ” Peugeot”, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 28.5 kg lëndë narkotike kanabis.

Burimi: Ora News

SHKARKO APP