Drogë në sabratorin e makinës, arrestohet një person në Muriqan

Ditën e djeshme në zonën e Muriqanit janë sekuestruar 4 kg lendë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Lënda narkotike është sekuestruar në sabratorin e makinës së një shtetasi identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, që po udhëtonte në drejtim të Malit të Zi i cili edhe është arrestuar në flagrancë.

Specialistët e pikës së kalimit kufitarë të Muriqanit kanë gjetur lëndën narkotike pas kontrollit që i është bërë mjetit me metoda të specializuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Droga e e gjetur është sekuestruar nga Policia në cilësinë e provës materiale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?