Drogë në shkolla, 2% e të rinjve përdorin kokainë
Nxënësit, pranojnë se lënda narkotike konsumohet edhe brenda mjediseve të shkollës nga ku hyn në doza të vogla nga persona që operojnë jashtë saj. Institucionet nuk kanë të dhëna të përditësuara në lidhje me këtë fenomen ndërsa policia nguron të jap informacione.
Sipas një studimi të kryer nga Istituti i Shëndetit Publik në vitin 2016, 5-7% e personave të moshës 15-18 vjeç kanë eksperimentuar me kanabis, rreth 4% e tyre me ekstazi, mbi 1% heroinë dhe rreth 2-3% e te rinjve kanë eksperimentuar me kokaine.
Po sipas ISHP-së, drogat u jane ofruar me shume se 8 % të të rinjve në mjedise te shkolles. Ndërkohë numri i përgjithshëm i të rriturve në Shqipëri, të cilët kanë provuar lloje të drogave të paligjshme është vlerësuar te jete aktualisht ndermjet 40 000 dhe 60 000.
KOHA JONË SONDAZH

