Drogë në shkolla, në pranga 46-vjeçari vrasës

Operacioni “Fusha e Rërës” ka përfunduar me arrestimin e një 46-vjeçari në Durrës për shpërndarje të lëndëve narkotike pranë ambienteve të shkollës.

Në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në shkolla, parandalimit dhe goditjes së shpërndarjes së lëndeve narkotike në afërsi të shkollave, policia e Durrësit arrestoi në kushtet e flagrancës 46-vjeçarin Ardian Llana, i dënuar më parë për “Vrasje me dashje”.

Nga Policia Kriminale e qytetit bregdetar disponoheshin informacione se ai posedonte armë zjarri dhe lëndë narkotike të llojit cannabis dhe heroinë, të cilat tentonte t’i shpërndante në afërsi të shkollave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbi bazën e këtyre informacioneve, u organizua dhe u zhvillua operacioni i koduar “Fusha e Rërës” ku u kap në afërsi të një shkolle u arrestua edhe Llana. Gjatë kontrollit atij iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike cannabis sattiva dhe doza heroinë (56 gramë canabis dhe 7 doza heroinë).

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?