Drogë nga Shqipëria dhe Kalabria, 19 në pranga në Katania, edhe “furnitori shqiptar”

Nëntëmbëdhjetë vetë janë arrestuat në Itali për trafik droge, mes të cilëve edhe shqiptarë. Operacioni i anti-drogës është kryer nga zyrtarë të skuadrës operacionale në Catania, që kanë zbuluar edhe një grup të rrezikshëm që siguronte drogën nga Shqipëria dhe Kalabria. Grupi kishte në dispozicion edhe një arsenal të madhe armatimesh.  Furnizuesi i grupit ishte shqiptari Mondi Shyti,  një banor në Vittoria (Raguzë). Për të anashkaluar përgjimin, të dyshuarit përdornin kode në telefona, dhe rrallë bënin biseda të zakonshme. Ata u arrestuan në operacionin që policia e quajti “Jonian Ëay”.

Operacioni Blitz u realizua në orët e para të mëngjesit të sotëm. Organizata kriminale furnizonte me lëndë narkotike lagje në San Cristoforo, një nga zonat më të populluara të Etna.

Të arrestuarit do të duhet të përgjigjen për konspiracion ndaj trafikut të drogës, në rrethana rënduese pasi grupi ka qenë i armatosur. Hetimi ka zbuluar organizimin e grupit kriminal dhe dy burime të furnizimit të drogës: nga Kalabria dhe Shqipëri, nga ku vinte edhe vinte marihuana dhe kokaina.

Në pranga kanë përfunduar Cidoni Bruno, 41 vjeç, Calogero Alagona, 46, Vito Musumeci, 31 vjeç; Michele Musumeci, 49; Angelo Toscano, 40, John Viglianesi, 44, Natale Vinciguerra, 46; Lente Vincenzo, 72; Mondi Shyti, 41; Antonino Puglisi, 52; Alfio Palmisciano, 54, Angelo Billa, 63 vjeç, të cilët përfunduan të gjithë në burg.

Në arrest shtëpiak përfunduan: Alessio Musumeci, 25; Ivan Mancini, 25, Antonio Gueli, 51, Guido Acciarito, 35, Francesco Alberti, 45; Alessandro Ricciardi, 39, dhe Simone Arcidiacono, 26 vjeç.

SHKARKO APP