Droni e kapi duke ujitur kanabisin, arrestohet 45-vjeçari në Krujë

Një 45-vjeçar është identifikuar duke ujitur bimët e kanabisit në një parcel në Krujë.

Policia njofton se në zonën e quajtur “Bruz Zall”, droni ka kapur shtetasi me iniciale S. H. duke punuar në tokën me lëndë narkotike. 45-vjeçari, sapo ka parë dronin ka tentuar të fshihet, por është kapur më pas nga policia.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një qese me lëndë narkotike në formë boçesh, që ia kishte dhënë shtetasi N. A., banues në fshatin Rranze, bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestuan në flagrancë shtetasit S. H., 45 vjeç dhe N. A., 39 vjeç, banues në Rranze, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?