“Droni i ri”, flamuri i Shqipërisë e Kosovës gjatë prezantimit të Serbisë

 

Flamuri që u lëshua me dron në stadiumin e Beogradit është valvitur edhe në në sheshin e Vjenës në Austri, ku ishte organizuar të ndiqej gara e Eurovizion me moton “Ndërtimi i urave”.

Ndërsa filloi të këndonte përfaqësuesja e Serbisë në këtë eveniment, një person është ngjitur në skenën ku ndodhej ekrani i madh dhe ka valëvitur flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe atë të Shqipërisë së Madhe, atë flamur që u lëshua me dron mbi stadiumin e Partizanit në Beograd, gjatë ndeshjes së futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Lajmi është përcjellë nga mediat serbe.

Kështu “Tanjug” shkruan se ngjarja e bukur e muzikës u prish për pak momente nga një shqiptar i cili u ngjit në skenën ku ndodhej ekrani i madh, për të valëvitur 3 flamuj, mes të cilëve dhe atë të Shqipërisë së Madhe.

SHKARKO APP