Droni “makthi” i shoferëve! Furtunë gjobash në Tiranë

Policia Rrugore ka vijuar edhe sot kontrollet me dron në rrugë të ndryshme të Tiranës, ku ka evidentuar shkelje nga shumë shoferë.

Në një njoftim, policia bën me dije se  shumë drejtues mjeti kanë marrë dhe masa administrative si gjoba.

Njoftimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia Rrugore e Tiranës në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Policisë Rrugore  vijuan kontrollet në funksion të Planeve të nisura më herët nga rrugorët e kryeqytetit, ku krahas kontrolleve me mjetet speciale radar e drager, apo formave të tjera të organizimit për të evidentuar e ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor,  tashmë monitorimi dhe konstatimi i shkeljeve po realizohet edhe me dron.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kontrollet u fokusuan në drejtim të kontrollit dhe ndëshkimit të drejtuesve të mjeteve që nuk i japin përparësi mjeteve që qarkullojnë në rrethrrotullim, mjeteve që nuk i japin përparësi këmbësorëve në vendkalimet e tyre, mjeteve që kryejnë parakalime në rrugë me fushëpamje të kufizuar ku dhe rrezikshmëria për t’u përfshirë në aksidente rrugore është më e madhe.

Nga monitorimet dhe kontrollet përgjatë këtyre ditëve janë konstatuar dhe ndëshkuar me masa administrative, 128 drejtues mjetesh për shkeljet e lartpërmendura.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim të rregullave të qarkullimit si nga drejtuesit e mjeteve ashtu dhe nga këmbësorët me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/1041170099341087/?t=0

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?